Dridhen gjigantët e Europës: 100 milionë ose dënim i frikshëm

26 Mars 2024
14:36
Denis Hakanaj
back button

Njëqind milionë: kjo është shifra që prish gjumin e Chelsea-t. Shuma duhet të gjendet deri më 30 qershor 2024, dita në të cilën mbyllen pasqyrat financiare për klubet e futbollit: nëse nuk i gjen rrezikon një ndëshkim të madh.

Siç raporton Pete O’Rourke në ‘Football Insider’, në fakt, klubi londinez aktualisht është rreth 100 milionë sterlina mbi kufirin prej 105 milionë humbjesh i vendosur për klubet në Premier League.

Edhe nëse afati zyrtar i verës është 1 shtatori, pasqyrat financiare do të mbyllen më 30 qershor dhe pikërisht në atë datë klubi do të duhet të balancojë llogaritë.

Njëqind milionë sterlina, kjo është shuma që – sipas buxheteve të dy viteve të fundit – Chelsea duhet të respektojë rregulloren e Fair Play Financiar.

Prandaj nevojitet një shitje e madhe, me Conor Gallagher në mesin e lojtarëve që rrezikojnë të largohen nga Stamford Bridge, për të qenë në gjendje të rregullojnë buxhetin. Alternativa, siç shkruan ‘Football Insider’, është përballja me një “sanksion potencialisht shkatërrues”.

Për më tepër, këtë vit Premier League ka parë tashmë klube të penalizuara për shkeljen e rregullave në lidhje me financat e parregullta: Everton-it aktualisht i janë hequr gjashtë pikë dhe ka një tjetër procedim aktiv, Nottingham Forest gjithashtu është penalizuar me katër pikë.

Tani rrezikon Chelsea me sanksionin që megjithatë do të mbërrinte sezonin e ardhshëm. Për ta shmangur atë, duhet një shitje e madhe deri më 30 qershor: numërimi mbrapsht tashmë ka filluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit