PSG është vënë në lëvizje për t’i vjedhur Barcelona-s Nico Williams.
Me një gatishmëri tani për të paguar klauzolën e blerjes prej 58 milionë eurosh të Williams, Barca konsiderohet si favorit për lojtarin spanjoll këtë verë.
Megjithatë, PSG është gjithashtu e përgatitur për të përmbushur klauzolën, dhe shpreson të bindë Williams me ofertën e kontratës.
Cataluyna Radio thotë se PSG do t’i ofrojë dyfishin e rrogës që i ofron Barça.
Megjithatë, Barcelona ka shpresë për të fituar garën, duke llogaritur në miqësinë e Williams me Lamine Yamal si një faktor vendimtar.