Dridhet Liverpool-i, babai i yllit: “Ëndrra jon është Madridi”

27 Mars 2024
17:50
Denis Hakanaj
back button

Luis Manuel Diaz, babai i sulmuesit kolumbian të Liverpoolit, Luis Diaz, dha një intervistë për ‘Cadena SER’ gjatë së cilës ai rrëfeu se ëndrra e familjes Diaz ishte që Luis të shkonte te Real ose Atletico Madrid pasi u largua nga Porto në janar 2022, por nënvizoi se kjo hipotezë ende nuk është përjashtuar plotësisht.

“Unë nuk e dija nëse kishte diçka me klubet madrilene në atë moment. Ne dëgjuam disa gjëra, disa zëra, por kurrë nuk e dija, – fjalët e babait Diaz për median spanjolle, – nëse kishte diçka më shumë.

“Me Liverpool-in, megjithatë, gjithçka ishte më e drejtpërdrejtë. Drejtuesit treguan se e donin atë, ishin preciz dhe kështu Luis shkoi atje, edhe pse ne shpresonim se ai mund të transferohej në Madrid.

“Falcao luajti në Madrid, James gjithashtu, më i miri në historinë kolumbiane luajti për Realin apo Atletico Madridin… Në fund nuk ndodhi, por ne nuk jemi dorëzuar. Unë personalisht ende shpresoj për të.

“Ai luan dhe klubet janë aktive”, tha ‘Mane’ Díaz, i pranishëm në Civitas Metropolitano, shtëpia e Atletico Madrid, për të parë fitoren 3-2 të Kolumbisë ndaj Rumanisë të martën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit