Dridhet PSG, nesër merret vendimi për Neymar

15 Shtator 2020
15:56
Denis Hakanaj
back button

Neymar rrezikon shumë pas goditjes ndaj kundërshtarit Alvaro Gonzalez në ndeshjen kundër Marseille.

Rivali është akuzuar nga braziliani se i ka drejtuar fyerje raciste, por për momentin duket se nuk ka prova për të mbështetur akuzat e O’Ney.

Në rast se imazhet nuk do të gjenden, asnjë masë nuk do të merret ndaj futbollistit të Marseielle. Gjë që nuk mund të thuhet për yllin e PSG-së.

Nga sa mësohet, për shkak të reagimit të dhunshëm, Neymar rrezikon nga 4 deri në 7 ndeshje pezullim.

Komisioni i Disiplinës do të mblidhet këtë të mërkurë për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Në rast se fyerjet raciste do të vërtetohen, Alvaro Gonzalez do të pezullohet për 10 javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit