DRITA E HISTORISË: Gjilani në festë! Kualifikim i merituar në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

17 Shtator 2020
22:00
Telesport
back button

Pas Shkëndijës së Tetovës, arritja tjetër e madhe, këtë herë historike, është e Dritës së Gjilanit, që ka arritur të fitojë 2-0 në Maqedoninë e Veriut dhe të eliminojë skuadrën e Sileksit.

Falë dy golave të dy mbrojtësve Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani, gjilanasit sonte kthehen në Kosovë si heronj!

Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, teksa 45 minutat e dyta nisën me avantazhin e Dritës. Një penallti në minutën e 48-të i dha avantazhin Dritës, me 35-vjeçarin Gërbeshi që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Skuadra gjilanase nuk u ndal dhe gjeti golin e sigurisë dhjetë minuta përpara fundit. Inkursion i bukur i Limanit, i cili mposht portierin vendas pas një asisti të marrë nga Hamdi Namani.

Djemtë e Ardian Nuhiut realizojnë një arrijte të bukur dhe kualifikohen më tej!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit