“Dua të luaj më shumë”, ylli paralajmëron PSG-në: Dua Botërorin

27 Mars 2022
18:50
Denis Hakanaj
back button

Shumë pak ndeshje me fanellën e PSG-së dhe një kërkesë e qartë: të luajë më shumë. Julian Draxler ka folur për mundësinë që të largohet nga klubi francez për të patur më shumë vazhdimësi për të mos e humbur vendin e tij në kombëtaren e Gjermanisë, veçanërisht në pritje të Botërorit që do të zhvillohet në Katar këtë dimër.

Pasi ka zhvilluar të gjithë ndeshjen me Gjermaninë e tij kundër Izraelit, mesfushori ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të patur më shumë hapësira në klub duke i hapur kështu derën mundësisë së një lamtumire nga Paris në fund të sezonit.

“Jam i kënaqur që kam ouajtur 90 minuta pas shumë kohësh dhe jam akoma i bindur se mund të jem pjesë e kësaj skuadre. Megjithatë, situata ime te klubi nuk është e lehtë: më mungon ritmi i ndeshjes, duhet të luaj më shumë”, ka thënë Draxler për Sport 1.

Një mesazh shumë i qartë për drejtuesit e PSG-së, por mbi të gjitha për të gjithë klubet që janë të interesuar për shërbimet e tij. Megjithatë, lojtari nuk ka folur për këtë me trajnerin Flick, i cili e ka grumbulluar gjithsesi për këtë ndeshje:

Nuk kemi folur në mënyrë direkte. Megjithatë, trajneri më ka thënë se për Botërorin do lojtarë që luajnë dhe që kanë ritmin e ndeshjes. Kështu që…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit