Unai Simon, portieri i Athletic Bilbaos dhe Spanjës, ka dhënë një intervistë për SportWeek në prag të zbritjes në fushë të “Furive të Kuq” në Kampionatin Europian.
– Si e shihni grupin?
“Shumë i komplikuar. Italia dhe Kroacia ishin në final four të Nations League një vit më parë. Arritëm t’i mposhtim të dyja, por niveli është i lartë.
“Janë dy kombëtare super konkurruese që paraqesin vështirësi të mëdha për çdo kundërshtar. Është e vërtetë që Italia ka ndryshuar trajner, por për mua vazhdojnë të duken si një rival shumë i rrezikshëm.
“E përsëris, është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime edhe sepse Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër mund të duken si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por gjithsesi janë një ekip i shkëlqyer. Ndoshta luajnë futboll ndryshe, më pak spektakolar, por nëse ata janë këtu, kjo është sepse ata e meritojnë.
– Cili është obektivi juaj?
“Të fitojmë turneun. Nuk ka të bëjë vetëm me rezultate, por edhe me lojën: ideja jonë është të jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, të imponojmë lojën tonë, të jemi kombëtarja që duan tifozët tanë. Padyshim që çdo gjë mund të ndodhë, gjëra të mira ose më pak të mira, por objektivi duhet të jetë i qartë: fitorja”.