“Duan të largohen nga Inter-i”: Conte i merr për 105 milionë euro

26 Janar 2023
17:10
Denis Hakanaj
back button

Pas fitores së Superkupës së Italisë ndaj Milan-it, zikaltrit u mundën para tifozëve të tyre ndaj Empoli-t. Një rezultat vërtet befasues për djemtë e Simone Inzaghit, të cilët gjithashtu duhej të luanin me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të ndeshjes për shkak të ndëshkimit të Skriniar me një karton të dytë të verdhë.

Distanca nga kryesuesit e Napoli-t është bërë e konsiderueshme dhe kështu Inter-it do t’i duhet menjëherë të rikthehet menjëherë te fitoret. Pak ditë më pas do të përfundojë sesioni i merkatos dimërore, që nuk ka dhuruar goditje veçanërisht të bujshme deri më tani në Itali.

Në orët e fundit është përfolur për një lamtumirë të mundshme të Milan Skriniar, i cili nuk do të rinovojë kontratën me klubin milanez, siç zbuloi menaxheri i tij për mikrofonat e Telenord. Mbrojtësi sllovak mund të largohej vetëm në verë, duke u liruar me një kosto zero.

Ka sugjerime të tjera të mundshme për lamtumira të bujshme: nga njëra anë Marcelo Brozovic dhe nga ana tjetër Denzel Dumfries. Kështu, gazetari Alfio Musmarra zbuloi: “Brozovic dhe Dumfries do të donin të largoheshin nga Interi”. Operacioni mund të jetë rreth 105 milionë euro me Tottenham-in e drejtuar nga Antonio Conte gjithmonë shumë i interesuar për zikaltrit.

Nga njëra anë, duhet të monitorojmë situatën e Brozovic, i cili nuk ka zbritur në fushë me zikaltrit që nga 18 shtatori i kaluar. Ai luajti edhe në Kupën e Botës dhe më pas qëndroi sërish në bokse pas kthimit në Itali.

Krahas kësaj, kroati fluturoi me skuadrën edhe për Superkupën e Italisë kundër Milan-it. Ditët e fundit u fol edhe për një shkëmbim të mundshëm me Barcelona-n me Franck Kessie, i cili do të donte të luante me një vazhdimësi më të madhe pas muajve të parë në Blaugrana.

Inter-i duhet të  bëjë kujdes edhe për mbrojtësin holandez të krahut, me Inzaghi-n që preferon shpesh Darmain-in para tij. Shpesh në stol, Dumfries mund të fluturojë diku tjetër që në janar për një aventurë të re në karrierën e tij. Kështu, dy transferimet do të ishin në një total prej 105 milionë eurosh me një vlerësim 55 për Brozovic dhe 50 për holandezin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit