Dubois mesazh Usyk: E pres për revansh dhe për të unifikuar titujt kampionë bote

23 Shtator 2024
19:12
Telesport
back button

Boksieri britanik Daniel Dubois, që dy ditë më parë u shpall kampion bote në peshën e rëndë, kategoria IBF, ka konfirmuar se ka plane të ëmdha për të ardhmen. Ai kërkon të hakmerret ndaj Oleksandr Usyk, ndaj të cilit ka humbur në përballjen e një viti më parë.

Dubois, në stadiumin “Wembley” të Londrës, fitoi titullin vakant të IBF, pas fitores me Ko në raundin e pestë ndaj Anthony Joshua. Në këtë sfidë, kampioni i ri i botës tregoi një formë të jashtëzakonshme, duke befasuar në ring.

Ai mendon se humbja ndaj Usyk një vit më parë (gusht 2023 në Poloni) ishte e padrejtë, pasi gjyqtarët ndikuan në momentin që ai e hodhi në taper ukrainasin, duke e konsiduar goditjen si faull (nën brez). Më pas, ai u mund me KO në raundin e nëntë.

Jam gati për revanshin edhe pse ajo sfidë pati një vendim jo të drejtë. Unë kam një titull, Usyk ka të tjerët ndaj mund të organizojmë një duel për t’i unifikuar ato. Jam gati për këtë duel nëse ukrainasi pranon”, tha Dubois.

Gjithsesi, kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë për t’u organizuar, pasi Usyk do të përballet në dhjetor me Tyson Fury. “Unë do të pres, por mendoj se kjo sfidë mes nesh ka më shumë sens. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha Dubois.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit