Duhet liruar vendi për Neymar Jr, Al-Hilal përjashton nga ekipi lojtarin e blerë nga Marseille!

1 Shtator 2024
18:32
Telesport
back button

Al Hilal ka marrë një vendim të rëndësishëm. Klubi saudit zgjodhi të riregjistronte yllin brazilian Neymar Junior në listën e ekipit të parë, por për ta bërë këtë u desh të lironte vend dhe të hiqte nga lista bashkatdhetarin e brazilianit: Renan Lodi.

Një përjashtim i fortë ai i mbrojtësit të majtë 26-vjeçar, të paktën sipas informacioneve të publikuara nga kanali sportiv Arryadia. Një gjest i fortë, i cili mbërriti pasditen e së dielës kur Al Hilal njoftoi blerjen e Mutaib Al-Harbi, një mbrojtës i majtë arab që luan në të njëjtin pozicion si Lodi, nga Al Shabab.

Një akt i kthjellët duke pasur parasysh se Neymar është ende jashte fushe pas operacionit në gjurin e tij të djathtë të kryer në nëntor 2023 dhe gjithashtu humbi Copa America 2024 në SHBA me Brazilin e tij.

Lodi u transferua te Al Hilal nga Marseille me një kontratë tre sezone e gjysmë, me një vlerë tregu prej rreth 18 milionë euro sipas vlerësimit të Transfermarkt, një faqe e specializuar në shifra dhe statistika.

Mbrojtësi brazilian ka bërë 18 paraqitje për blutë e kryeqytetit, duke fituar dy herë titullin e Ligës Saudite Roshan, Kupën e Mbretit, Kupën e Diriyah dhe Superkupën e Arabisë Saudite, me pak fjalë, jo saktësisht ardhjen e fundit, duke pasur parasysh këtë CV-në e tij (ai luajti për Atletico Madrid dhe Nottingham Forrest ndër të tjera).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit