Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, ka folur në prag të gjysmëfinales së Superkupës që skuadra e tij do të luajë kundër Atalanta-s nesër në orën 20:00.
Trajneri zikaltër nuk ka ndërmend të bazohet te fitorja 4-0 e arritur ndaj skuadrës së Gasperini-t në fillim të sezonit:
“Ishin kohë të tjera, nga ai moment ata kanë bërë tre muaj e gjysmë të shkëlqyer. Do të duhet një Inter i madh për t’i mundur”, ka thënë Inzaghi.
Në lidhje me formën e skuadrës:
“Jemi mirë edhe nëse kemi probleme në mbrojtje, gjithsesi do të hedhim në fushë një skuadër kompetitive. Ky trofe është i rëndësishëm për ne”.
Në fund, për atë që pret nga 2025-a:
“Objektivat nuk ndryshojnë, janë të njëjtë me ato që ishin kur erdha këtu: të fitojmë sa më shumë trofe të jetë e mundur”.







