“Duhet të jetë një lider”, kritika të ashpra ndaj Mbappe: Por nuk bën asgjë

17 Dhjetor 2023
10:00
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon të diskutohet në Francë reagimi i ashpër i Kylian Mbappe në fund të ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund.

Sulmuesi ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i shokëve të tij në mbrojtjen e rezultatit në vend që të sulmonin dhe të përpiqeshin ta fitonin ndeshjen, dhe nuk e fshehu pakënaqësinë e tij pas përfundimit të ndeshjes, duke ndezur polemika kundër tij.

Ai që bëri më shumë zhurmë ishte ish-lojtari Christophe Dugarry, i cili nuk u kursye:

“E qortoj për qëndrimin e tij”, tha Dugarry për Rmc Sport. “Ai e dinte se ishte lojtari më i pritur i mbrëmjes, ai duhej të ishte lideri i kësaj skuadre, por nuk bëri asgjë. Ai nuk shqetësohej për mbrojtjen, bëri përpjekje minimale”.

“Të qenit shembull është thelbësore në këtë lloj ndeshjeje dhe pashë një Mbappe pasiv. Isha shumë, shumë i zhgënjyer nga sjellja e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit