“Duhet të jetë një shaka”, Mou për penalizimin e Juves: Ky kampionat nuk vlen

22 Maj 2023
21:45
Denis Hakanaj
back button

Roma ka marrë një pikë kundër Salernitana-s që nuk i shërben shumë për renditjen. Mund të përmblidhet në këtë mënyrë hapi fals i bërë nga verdhekuqtë në kampionat.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Jose Mourinho ka folur për DAZN, duke dhënë mendimin e tij edhe në lidhje me penalizimin e ri prej 10 pikësh që i është dhënë Juventus-it.

“Për mua është një shaka. Ky vendim ka ardhur dy javë para fundit të kampionatit dhe është i çuditshëm për të gjithë, edhe për vetë Juventus-in.

“Nëse do të ma kishin thënë mua para ndeshjes kundër Monza-s ose Bologna-s, do të kishim pasur sigurisht një qasje të ndryshme në kampionat.

“Ne kemi qenë të detyruar t’i përqendronim të gjithë forcat tona tek Europa League. Më vjne keq për Allegri-n dhe lojtarët e tij, duke parë se ato pikë i kanë fituar në fushë.

“Por e vërteta është se vlefshmëria e këtij kampionati është kompromentuar. Nuk dua të flas më për këtë temë”, ka thënë Mou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit