“Duhet të lundrojmë në këtë pisllëk”, Real Madrid TV kritikon Barçën: Është qesharake

29 Gusht 2024
9:00
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid TV ka vënë në shënjestër rivalët kryesorë të Barcelonës duke vënë në dyshim regjistrimin e nënshkrimit të ri të Blaugranas, Dani Olmo.

Olmo u regjistrua të martën në La Liga me Barçën duke përdorur mungesën e shkaktuar nga dëmtimi i Andreas Christensen për të regjistruar nënshkrimin e tyre të ri.

Sipas nenit 77 të rregullores së La Liga-s, një manovër e tillë lejohet vetëm nëse lojtari i dëmtuar është jashtë për një periudhë të gjatë, por dëmtimi do ta mbaj Christensen jashtë për vetëm dy muaj.

Si i tillë, Athletic Bilbao kishte pyetur La Liga-n për të parë nëse kishte ndonjë ‘parregullsi’ dhe tani TV Real Madrid e ka quajtur të gjithë situatën një farsë, duke pretenduar se klubi i tyre duhet të ‘lundrojë në një det pisllëku’ në këtë kompeticion.

“Barça lejohet të regjistrojë lojtarë duke argumentuar se dëmtimi i një lojtari prej një muaji ose një muaji e gjysmë është afatgjatë. La Liga e lejon dhe ai përfundon të jetë vendimtar dje në Vallecas”, thuhet në raportin e Real Madrid TV.

“Është një garë që nuk qëndron, është e gjitha shumë qesharake, shumë ordineree. Real Madridi duhet të lundrojë në këtë det plot pisllëk dhe padyshim, ne duhet të vazhdojmë përpara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit