REAGON JUVENTUSI: “Duhet të na jepeshin dy penallti!”, ja episodi tjetër për të cilin flet Sarri!

14 Shkurt 2020
12:31
back button

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, në konferencën për shtyp pas barazimit ndaj Milanit në “San Siro” iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse penalltia e Calabrias ishte e drejtë dhe reagoi kështu: “Ishte super e drejtë! Me rregullat e reja është penallti. Nëse më pyesni a jam dakord nëse duhet dhënë apo jo, atëherë them jo! Por, rregullorja flet dhe jo Sarri! Madje, na mungon edhe një tjetër penallti që nuk na u dha”…

Trajneri bardhezi i referohet episodit mes Cuadrado dhe Rebic brenda zonës së rreptësisë kuqezi, ku kolumbiani goditet me shuplakë nga kroati në dyluftim për topin. Me VAR, episodi në fjalë do të akordohej penallti, por arbitri Valeri nuk u ndihmua nga bashkëpunëtorët e tij në dhomën e ekraneve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit