“Duhet t’i japim fund kësaj”, paralajmërimi i Deeney: Para se dikush të humbasë jetën

21 Maj 2022
20:56
Denis Hakanaj
back button

Ditët e fundit në Angli kanë parë disa ngjarje të bujshme përplasjesh pas disa pushtime të fushës nga ana e tifozëve. Në fundin e ndeshjen mes Everton-it dhe Crystal Palace-it, një tifoz ka ofenduar trajnerin e miqve Patrick Vieira, me ish-mesfushorin e Arsenal-it që ka reaguar duke e goditur me shkelm.

Më keq akoma kanë shkuar gjërat në Nottingham, kur një tifoz i Forest ka sulmuar me një goditje me kokë Billy Sharp, sulmuesin e Sheffield United. Një situatë që po bëhet gjithmonë e më e paparashikueshme. Dhe Troy Deeney, sulmues i Birmingham City, ka shpjeguar në rubrikën e tij për The Sun se është momenti të bëhet diçka.

“I kërkoj FA-së dhe Premier League që të përballen me këtë problem serioz, që i vendos futbollistët dhe trajnerët në këtë situatë të komplikuar”.

Dhe çdo referim për episodet e fundit nuk duket aspak i rastësishëm. “Në këtë vend më shumë reagojmë pasi ndodh diçka se sa marrim masa parandaluese, kështu që duhet bërë diçka para se dikush të humbasë jetën.

“Dhe nga ajo që kemi parë mjafton një përqindje e vogël idiotësh që të ndodhë një gjë e tillë. Kur kam parë skenën me Vieira, gjëja e parë që kam menduar ka qenë ‘po sa idiot është ai tifoz?’. Vieira nuk kishte frikë nga Roy Keane, jo më nga një ai tip që i bërtiste në fytyrë”.

Domethënë, ka ardhur momenti për të bërë diçka. “Çfarë duhet të ndodhë para se gjërat të ndryshojnë? Para se një lojtar të reagojë dhe të lëndojë një tifoz, ndoshta duke përfunduar në burg? Po të më kishin sulmuar mua, ju siguroj se tani nuk do të isha këtu. Po nëse një lojtar do të plagosej? Do të ishte gjithsesi faji i tij?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit