Mbrojtësi i djathtë i Interit, Denzel Dumfries, foli për mikrofonët e “Inter TV” pas fitores 1-0 kundër Red Bull Leipzig: “Ishte një mbrëmje e bukur. Vuajtëm pak, sepse në fund fituam vetëm 1-0, por jam i kënaqur. Edhe unë humba një gol, por futbolli është i tillë.
Gjëja më e rëndësishme është fitorja, në 5 ndeshje nuk kemi pësuar ende asnjë gol. Kjo tregon se jemi ‘të blinduar’ si ekip. Personalisht ndihem i lumtur, sepse jam kthyer pas një dëmtimi të rëndë. Ndihem mirë, dua të përmirësohem çdo ditë, jam i lumtur për këtë fillim sezoni”.
Portieri i Interit, Yann Sommer, foli për “Sky” pas ndeshjes së Champions League kundër Leipzig, e fituar 1-0.
Sa vetëdije ju jep fitorja edhe në këtë mënyrë?
Është me të vërtetë e rëndësishme, sepse fituam kundër një kundërshtari të fortë. Kishte disa situata ku duhej të mbronim dhe bënim më mirë. Kemi pasur raste shënimi dhe jemi të kënaqur për këto tri pikë.
A ka një pjekuri të rëndësishme në grup?
Është e rëndësishme të mbrojmë kështu në Champions. Në ndeshje të tilla, detajet janë ato që bëjnë diferencën. Nuk iu japim kundërshtarëve shumë mundësi, prandaj nuk kemi pësuar gol në të gjitha ndeshjet. Mbrojtëm me shumë ekuilibër.
Po ecni mirë si në kampionat, ashtu edhe në Champions. Cili është çelësi?
Është shumë e rëndësishme të mos ndryshojmë mes kampionatit dhe Champions, të jemi të përqendruar në çdo ndeshje. Po bëjmë rotacion të lojtarëve, kemi një skuadër të mirë dhe ky është faktor kyç për një sezon kaq të gjatë. Çdo ndeshje mund të jetë një hap përpara, pastaj do të shohim.