Dumfries drejt “skadencës”, Interi gjen pasuesin në kampionatin spanjoll

15 Shtator 2024
19:28
Telesport
back button

Denzel Dumfries pritet të shitet. Mbrojtësi holandez nuk ka në plan të rinovojë me Interin dhe klubi zikaltër duhet të improvizojë, sepse kontrata e anësorit të djathtë skadon në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojnë për pasuesin e Dumfries dhe alternativat nuk mungojnë, pavarësisht se në tregun e sotëm nuk ka shumë mbrojtës të djathtë në qarkullim.

Në fakt, Interit nuk i mjafton një mbrojtës i djathtë tipik, por një “piston” i aftë për të interpretuar edhe lojën mbrojtëse, edhe atë sulmuese, për shkak të sistemit 3-5-2 që ka ndërtuar trajneri Inzaghi.

Emri më i përmendur deri tani në Milano luan në Spanjë. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e Gironës, Arnau Martinez. Spanjolli konsiderohet një lojtar premtues. Oferta fillestare për të nis te 5 milionë eurot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit