Dumfries sheh shumë larg në Botërorin e Katarit, tregon me gisht problemin e Interit këtë sezon

17 Nëntor 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Denzel Dumfries, anësori i Interit, do të luajë në Kupën e Botës së Katarit me Holandën. Para se të nisej për në kampin stërvitor, lojtari zikaltër ka folur për mikrofonat e NOS, duke shprehur ndjenjat e tij për kompeticionin:

“Mezi po e pres. Kupa e Botës është gjëja më e rëndësishme, është e mrekullueshme të shkosh atje, një nder. Van Gaal ishte shumë i qartë për fitimin e Kupës, ne jemi të përkushtuar dhe kemi shumë besim.

Italia? Është e çuditshme që nuk do të jetë në Botërorin e këtij viti, por do të jenë shtatë lojtarë të Interit. Nëse më bie të sfidoj Lautaro Martinez dhe Correa? E kemi diskutuar tashmë, do të ishte mirë.

Edhe nëse ka kaluar një kohë që nga kombëtarja jonë finaliste e Botërorit, të gjithë na njohin si një vend me lojtarë të mirë. Interi? Jam i vetëdijshëm që nuk kemi pasur vazhdimësi në këtë pjesë të parë të sezonit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit