Durrsakët fitojnë gjysmëfinalet e para play off, “dorëzohen” ekipet e kryeqytetit

22 Prill 2019
18:02
Telesport
back button

Goga Basket dhe Teuta kanë fituar ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në basketboll për meshkuj, duke mundur respektivisht Tiranën dhe Partizanin e udhëheqin 1-0 me ndeshje. Ndërsa në play out, Vllaznia triumfon ndaj Invaders dhe hedh një hap të sigurtë drejt qëndrimit në Superligë sezonin tjetër.

Në mjediset e Akademisë Dh.Goga, skuadra e Goga Basket mundi 81-74 Tiranën, një ndeshje me emocione edhe pse vendasit ishin vazhdimisht në epërsi. Skuadra e Gogës nuk arriti në asnjë moment të krijonte një epërsi të madhe, duke i dhënë mundësi rivalëve bardheblu të rivalizonin deri në fund. Gjithsesi, Tirana nuk kishte forcën për të rivalizuar dhe durrsakët korrën një fitore të merituar.

Në “Ramazan Njala” të Durrësit, skuadra e Teutës mundin 83-60 Partizanin. Sfida ishte një formalitet për durrsakët, gjithnjë në epërsi në fushë, ndërkohë që nga Partizani pritej më shumë. Të kuqtë ishin larg formës më të mirë, duke gabuar shumë, çka e bëri më të lehtë fitoren e Teutës. Skuadra durrsake në këtë ndeshje drejtohej nga Xhelala Kalaja pas largimit të Afrim Bilalit.

Në play out, skuadra e Vllaznisë fitoi 91-56 ndaj Ivanders. Një fitore e lehtë dhe pa shumë mund e skuadrës shkodrane, e cila ishte shumë më lart se miqtë nga kryeqyteti. Vllaznia, e renditur e pesta në Superligë, luan me të dytën e Kategorisë së Parë. Gjithsesi, pas kësaj sfide duket sde skuadrat do të luajnë edhe sezonin tjetër në të njëjtat kampionate.

Basketboll – Meshkuj, Gjysmëfinale play off

Goga Basket – Tirana, 81-74 (1-0)

Teuta – Partizani, 83-60 (1-0)

Basketboll – Play out

Vllaznia – Invaders, 91-56 (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit