Dy afrime me kosto zero dhe një emër big, Reali i prish punë Barcelonës

1 Qershor 2020
21:14
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi po mendon për merkaton e verës dhe ka siguruar dy afrimet e para me kosto zero. Martin Odegaard dhe Achraf Hakimi do të rikthehen në Santiago Bernabeu pas huazimit, ndërsa në krahun tjetër Kubo duket se do të huazohet sërish.

Spanjollët duan të shfrytëzojnë krizën prej COVID-19 dhe të bëjnë ndonjë goditje “big”. Emri që pëlqehet shumë është Kylian Mbappe, por duket se sërish gjithçka do të bllokohet, pasi PSG nuk do ta lërë të lirë.

Madrilenët mund të tentojnë në mënyrë surprizë dhe afrimin e Neymar. Braziliani do vetëm Barçën, por mosreagimi i katalanasve mund të bëjë që Reali të sulmojë në mënyrë surprizë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit