Dy blerjet e para të trajnerit Amorim vijnë nga Bayern, i kërkon urgjentisht që në janar

7 Nëntor 2024
16:16
Telesport
back button

Amorim ka kërkuar përforcime të menjëhershme në janar dhe Manchester United është dakord për t’ia plotësuar dëshirat trajnerit të ri.

Gazetari gjerman Christian Falk raporton se Amorim kërkon dy yjet gjermanë të Bayern, Leroy Sane dhe Leon Goretzka.

“Manchester United është i interesuar për Leroy Sane. Sulmuesi mund të largohet në verë, sepse ky është plani i tij, por klubi anglez e do në janar”, shkruan Falk.

Një tjetër gazetar i njohur, Florian Plettenberg, e ka konfirmuar lajmin. Ai shkruan se Leon Goretzka ka marrë disa njoftime për interesin e Manchester United për kalimin e tij që në janar në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit