Portugalia ka triumfuar 2-1 përballë Çekisë në ndeshjen e parë në Euro 2024, përkatësisht në Grupin F. Portugezët dominuan qysh nga fillimi, por në 45 minutat e parë mbrojta çeke ishte e pathyeshme.
Cristiano Ronaldo kishte një mundësi të artë që të shënonte në minutën e 33-të, por që Jindrich Stanek ishte në vend. Në 45 minutat e dytë ishte një skenar tjetër, me Çekinë që kaloi e para në epërsi.
Ishte Vladimir Coufal, ai që asistoi te Lukas Provod, që realizoi për 1-0 në minutën e 62-të. Nje supergol me goditje nga jashte zone per futbollistin çek.
Epërsia e çekëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Robin Hranac (69’), ishte fytyra tragjike e kombëtares së tij, duke i barazuar shifrat në 1-1.
Cristiano Ronaldo goditi shtyllen dhe topi i kthyer u dergua ne rrjete nga Diogo Jota, por pas festes se tij, VAR anuloi gjithcka per pozicion te parregullt te CR7 ne momentin e aksionit. Nje deshperim qe me pas u kthye me vone ne gezim per Portugaline.
Goli i Portugalise erdhi pasi arbitri italian Guida nuk akordoi nje faull ne favor te Çekise teksa Semedo shkaktoi nje nderhyrje tronditese ndaj lojtarit cek duke mos u interesuar me topin. Ishte Pedro Neto ai qe mori aksionin ne krahun tjeter dhe pasi futi topin ne zone, Hranac, qe kishte shkaktuar edhe autogol, gaboi duke e lene topin aty ku Francisco Coinceicao realizoi golin e fitores 2-1 per djemte e Martinezit.