Dy ditë pas Shqipëri-Ukrainë, Mirlind Daku direkt vendimtar në Rusi ke dy gola (VIDEO)

22 Nëntor 2024
19:17
Telesport
back button

Mirlind Daku shkëlqen në kampionatin rus dhe duket se sivjet do të synojë Këpucën e Artë të ligës. Edhe pse nuk ia doli të linte gjurmë me fanellën e Kombëtares shqiptare në grumbullimin e fundit të kuqezinjve, duke u aktivizuar vetem 45 minuta ndaj Ukrainës në një ndeshje ku në fakt ai dhe Muçi ishin totalisht të vetëm përpara dhe tê izoluar, Daku kthehet vendimtar sapo shkel në Rusi.

GOLI I PARE – VIDEO

Sot, sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë brenda 10 minutash në sfidën e kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Akron Toliati. Goli i parë erdhi në minutën e 10 të ndeshjes, kur sulmuesi përfitoi nga një harkim në zonë për t’i paraprirë mbrojtësit dhe për të shënuar me një diagonale të shkëlqyer.

GOLI I DYTE – VIDEO

Vetëm 10 minuta më vonë, ai shënoi edhe golin e dytë në një aksion që e nisi vete dhe më pas përfitoi nga një grushtim jo i mirë i portierit për të çuar topin në rrjetë duke depertuar me forcë mes mbrojtësve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit