“Dy gjela në një kotec”, te Mercedes kanë frikë nga rivaliteti

4 Maj 2019
17:17
Gentian Spiri

Tri vite më parë, Nico Rosberg shpallej kampion bote në Formula 1 me makinën Mercedes pas një dueli “kokë më kokë” me Lewis Hamilton. Ai ka qenë një sezon i vështirë për shefin e makinës gjermane Toto Wolff, që sheh se e njëjta situatë po përsëritet edhe këtë sezon. Këtë herë është Valtteri Bottas ai që kërcënon Hamilton, në një duel të fortë për titullin kampion.

Janë të dy shumë të shpejtë dhe duelojnë në çdo garë për fitore. Gjithsesi, ne u kujtojmë gjithnjë se në radhë të parë pilotojnë makinën Mercedes dhe më pas të mendojnë për lavdinë personale. Nuk duam që rivaliteti në pistë të na prishë punë dhe të na shkatërrojë këtë Botëror që ka nisur kaq mirë për Mercedes”, u shpreh Toto Wolff.

Për momentin të dy shkojnë mirë mes tyre, por jemi të vetëdijshëm se rivaliteti mund të shkatërrojë gjithçka. Ambicja për fitore mund të shkatërrojë si pilotët ashtu dhe Mercedes. Ne i duam të jenë agresivë në pistë, por brenda limiteve dhe të respektojnë njëri-tjetrin. Nuk do të lejojmë që inatet të na krijojnë dëme”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit