Dy gjigandët e peshës së rëndë duel në pranverën e 2024-ës, sfida në Las Vegas ose Wembley

12 Shtator 2023
11:38
Telesport
back button

Dueli i shumëpritur i dy ish-kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikut Anthony Joshua dhe amerikanit Deontay Wilder, mund të zhvillohet pranverën e ardhshme. Këtë gjë e konfirmoi promotori i Matchroom, Eddie Hearn, njëkohësisht menaxheri i Joshua.

Ne kemi një marrëveshje për ta zhvilluar këtë duel, por po saktësojmë vendin dhe datën. Nga Arabia nuk ka shumë interes, por ka vende të tjera që duan ta organizojnë këtë sfidë të madhe. Joshua kundër Wilder në Las Vegas, ndoshta kjo do të jetë diçka që do të mbahet mend për një kohë të gjatë”, tha Hearn.

Edhe Anglia është një mundësi konkrete për organizimin e kësaj sfide, që pritet të zhvillohet në mars ose prill të 2024-ës. “Ka një shans që ata të duelojnë në dhjetor ose maksimumi në janar nëse arrijmë një zgjidhje të përbshkët. Por ndoshta do ta shtyjmë deri në mars ose prill”, tha Hearn për mediat.

Pritet që Wilder të duelojë këtë nëntor dhe Joshua në dhjetor para se të përballen mes tyre vitin tjetër, por ende nuk ka data dhe rivalë konkretë. Ndaj dhe ekziston një mundësi që ata të duelojnë këtë vit, por me 99% sfida do të zhvillohet në pranverën e vitit 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit