Tekniku Carlo Ancelotti dhe stafi i tij kanë punuar brenda dy javësh për të analizuar problemet që ka skuadra. Më saktë, problemin themelor, që është mbrojtja.
Ancelotti ka zhvilluar disa seanca stërvitore shumë specifike për të përmirësuar problemin në mbrojtje që ka skuadra.
Një nga vështirësitë e Los Blancos është fakti se dy titullarë mungojnë për shkak dëmtimesh: David Alaba dhe Dani Carvajal.
Ancelotti po shpreson që të rikthejë skuadrën në ritmet e zakonshme në ndeshjen kundër Milanit në Champions League.