Dy kampionate të fituar në një sezon, arritja e Cancelo-s çmend tifozët në rrjetet sociale

27 Maj 2023
21:53
Denis Hakanaj
back button

Joao Cancelo, i huazuar te Bayern Munich nga Manchester City, ka fituar dy kampionate në këtë sezon. Pasi fitoi Premier League me Citizens, ai tani ka fituar Bundesliga-n me Bayernin.

Mbrojtësi portugez iu bashkua bavarezëve si huazim në janar. Ai ishte një lojtar kyç për Manchester City-n para lëvizjes së tij dhe do të marrë medaljen e fituesit, pasi City ka fituar kampionatin.

Ndërkohë, Bayern-i vulosi Bundesliga-n në mënyrë dramatike në ndeshjen e fundit të sezonit këtë të shtunë.

Pavarësisht se ishin të dytët në para zhvillimit të javës së fundit, bavarezët mundën 2-1 në Koln në minutën e fundit, ndërsa Borussia Dortmund barazoi 2-2 me Mainz.

Tifozët reaguan ndaj Cancelo që fitoi dy kampionate në të njëjtin sezon, me njërin që ka shkruar në Twitter: “Dy kampionate në një sezon është një lloj çmendurie”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit