Virgil van Dijk është senatori i padiskutueshëm i Liverpool, por aktualisht e sheh veten në vitin e fundit të kontratës me klubin e kuq. Holandezi ende nuk ka marrë një ofertë konkrete për rinovim.
Kjo e ka nxitur qendërmbrojtësin që të marrë masat për sezonin e ardhshëm. Ai ka vendosur të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera, duke refuzuar përkohësisht opsionet në Arabinë Saudite.
Kapiteni i The Reds ka dy oferta në Serie A, aty ku ritmi i lojës është më i ulët dhe ai mund të përshtatet me lehtësi. Inter dhe Juventus kanë shfaqur interesim për të dhe kjo i ka pëlqyer holandezit, i cili po mendon të nisë një aventurë të re në një shtet të ri europian.
33-vjeçari po kalon një formë të mirë në Anfield këtë sezon. Ndryshe nga sezoni i kaluar, premisat janë që të mos pengohet nga dëmtimet, problemi i vetëm që ai ka shfaqur në karrierë.