Dy lajme të bukura në një ditë, Haaland e feston rekordin historik me kombëtaren duke pritur të bëhet baba

11 Tetor 2024
10:06
Alfred Lleshi
back button

“Makina” e golave të Manchester City, Erling Haaland, ka pushtuar botën e futbollit jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Pas paraqitjes së shkëlqyer të tij në fitoren 3-0 të Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë, ku shënoi 2 gola dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren norvegjeze, 24-vjeçari zbuloi do të bëhej baba për herë të parë.

Ai e festoi momentin historik të karrierës (golashënuesi më i mirë i Norvegjisë në histori) me një postim emocionues në Instagram, të enjten, 10 tetor 2024. Mesazhin e qartë e dha përmes një fotoje të tij lozonjare, duke thithur gishtin e madh ndërsa mbante një top futbolli nën fanellë.

Për ta shpjeguar disi imazhin e adhurueshëm, sulmuesi nordik i orientoi fansat e tij me mbishkrimin “👶🏼🔜”, duke sinjalizuar se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurën prej shumë kohësh, Isabel Haugseng.

Pas ndeshjes, fotot e barkut të fryrë të Isabel u shfaqën në mediat sociale, teksa ajo ishte në stadiumin “Ullevaal” për të brohoritur partnerin kundër Sllovenisë, në ndeshjen e Grupit G të Ligës së Kombeve. Romanca e Haaland dhe Haugseng daton që nga fëmijëria e tyre, duke lulëzuar në qytetin e lindjes, Bryne, Norvegji.

Isabel Haugseng Johansen e Haaland: due cuori e un pallone

Të dy thuhet se i kryqëzuan rrugët në akademinë e Bryne FK, ku luajtën me ekipet e të rinjve për meshkuj dhe femra. Burime pranë çiftit tregojnë se Isabel, 20 vjeçe, është shumë e pëlqyer në Bryne, e admiruar për bukurinë dhe personalitetin e saj të ngrohtë, tipare që kanë fituar zemrën e Haaland.

Pavarësisht jetës së tyre të profilit të lartë, çifti ruan një nivel të caktuar privatësie, duke shmangur shpeshherë vëmendjen e shtuar. Megjithatë, ata janë parë në udhëtime të shumta së bashku gjatë katër viteve të fundit.

Isabel ka qenë një prani e vazhdueshme në jetën e Haaland, duke e brohoritur gjatë gjithë kohës së tij në Gjermani me Borussia Dortmundin dhe tani, kur po dominon Premier League.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit