Dy miqësore në fundjavë, futbolli shqiptar rinis pa… Qeverinë!

22 Maj 2020
17:22
Telesport
back button

Në pritje të përgjigjes përfundimtare të Ministrisë së Shëndetësisë deh Mbrojtjes Sociale (pritet të reagoje Ogerta Manastirliu) dhe pasi protokolli sanitar është përpiluar, modifikuar dhe dërguar te komiteti i ekspertëve teknikë, klubet shqiptare janë duke u stërvitur rregullisht, ndërsa risia është se këtë fundjavë do të ketë edhe dy ndeshje miqësore.

Në Cërrik Kukësi do të përballet me Turbinën vendase, në stadiumin “Nexhip Trungu”. Kjo përballje do të luhet prej orës 17:00. Sikurse ka njoftuar klubi cërrikas. Takimi tjetër do të zhvillohet në Durrës, aty ku Teuta vendase ndeshjet me ekipin fqinj të Egnatias.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit