Taulant Seferi është në formë. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare e ka gjetur shpejt ritmin në skuadrën e tij të re në kampionatin turk, Bodrumspor.
Ai ka dy ndeshje radhazi që gjen rrjetën me skuadrën e re, pasi sot ishte hera e dytë që ai shënon dhe po ndihmon skuadrën për të siguruar mbijetesën në ligë.
Seferi e nisi titullar sfidën me Adana Dermisporin dhe shënoi për avantazhin 2-0 në minutën e 53-të. Në këtë takim luajti titullar edhe një legjionar tjetër kuqezi, Arlind Ajeti.