Edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur dhe më pas një cikël i ri do të hapet zyrtarisht për Milan. Lamtumira e trajnerit Stefano Pioli është e dukshme, pasi gjuetia për trajnerin e ri ka nisur prej javësh. Vorbulla e emrave është e vazhdueshme dhe dilemat do të shpërbëhen zyrtarisht vetëm pasi të përfundojë kampionati.
Loja është ende e hapur, por identikiti tregon për një trajner të huaj, jo për Conte, atë të zgjedhur nga tifozët. As për De Zerbi, Sarri apo edhe Thiago Motta. Për momentin, sipas “sportmediaset”, në garë për stolin kuqezi janë dy trajnerë portugezë: Paolo Fonseca dhe Sergio Conceicao, ndërkohë që më pas ndodhet argjentinasi Marcelo Gallardo.
Për momentin, me rrogën më të ulët, tregu shpërblen ish-trajnerin e Romës, Fonseca. Gjithsesi, me ndryshimin e trajnerit do të ndryshojnë edhe disa fytyra të tjera, por objektivi është që klubi t’i japë vazhdimësi disa prej shtyllave të Milan në vitet e fundit. Mendimi i trajnerit të ri është vendimtar se ku do të mbështet për të ndërtuar skuadrën e re.