“Dy shtylla me Inter-in?”, Salah paralajmëron: Ja çfarë do të bëj ndeshjen e ardhshme

9 Mars 2022
16:01
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht humbjes 1-0 të pësuar kundër Inter-it, Liverpool-i është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League falë suksesit 2-0 të marrë në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër milanezëve.

Ka mbetur thatë Mohamed Salah, i cili ka goditur dy shtylla në Anfield. Egjiptiani ka folur pikërisht për mbrëmjen e tij të pafat në intervistën e dhënë për BT Sport duke i marrë me filozofi shtyllat e goditura kundër zikaltërve.

“Kam goditur shtyllën dy herë, mirë kështu, ndoshta në ndeshjen e ardhshme do të shënoj tre gola”, ka thënë Salah. “Nuk më vjen shumë keq duke parë se skuadra ka shkuar përpara në Champions. Kemi humbur ndeshjen dhe ndoshta kjo do të na japë një shtysë. Ka qenë një ndeshje e mirë për ne nga e cila mund të mësojmë”.

Dhe në pritje të sfidave të ardhshme, sulmuesi nuk e ka fshehur dëshirën për të ngritur një trofe: “Të gjithë duan të fitojnë Champions League dhe Premier League, dhe ne do të luftojmë për të dy titujt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit