Dy talente për merkaton e janarit, Solskjaer ndërton një United adoleshent

16 Shtator 2019
20:30
Telesport
back button

Pasi rrëmbyen këtë verë mbrojtësin Harry Maguire, skuadra e Manchester United kërkon të sjellë në “Old Trafford” një tjetër lojtar të Leicester. Bëhet fjalë për mesfushorin 21-vjeçar James Maddison, talentin e Premier League.

Sipas ESPN, skuadra e “djajve” e ka vendosur mesfushorin në krye të listës së blerjeve që do të kryejë gjatë 2020-ës. Gjithsesi, Maddison nuk është i vetmi objektiv në merkato i skuadrës së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

ESPN konfirmon se edhe sulmuesi anglez Jadon Sancho, 19 vjeç, që luan në Bundesliga me Borussia  Dortmund, është në shënjestrën e “djajve”. Dy përforcime, që nëse realizohen, do të ishin blerje të rëndësishme dhe me perspektivë për United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit