Ka ende futbolliste qe refuzojne Arabine Saudite dhe mes tyre mund te shtohet edhe dyshja argjetinase te Roma, Paulo Dybala dhe Leandro Paredes, qe u ka thënë “jo” milionave sipas asaj qe raportojnë mediet italiane.
Në të ardhmen e tyre ose të paktën gjatë kësaj merkatoje nuk do të ketë një transferim të tyre në Arabi. Në fillim të muajit korrik Dybala refuzojë ofertën e klubit të Al-Nassr, që i kishte propozuar sulmuesit një kontratë 3-vjeçare, me një pagë prej 20 milionë euro në sezon.
Pavarësisht ofertës shumë tunduese në shifra, Paulo ka zgjedhur që të vazhdojë rrugëtimin e tij te “verdhekuqtë” e kryeqytetit italian.
E njëjta gjë vlen edhe për Paredes, mesfushori nuk ka dashur të marrë në konsideratë propozimin joshës prej 10 milionë eurosh në sezon, nga Al-Ahli. Një refuzim i dyfishtë, rezultat i së cilës sigurisht që sjell buzëqeshje të trajneri i Roma-s, De Rossi.