Dybala: Kisha nevojë për këto dy gola. Unë, Ronaldo dhe Higuain së bashku…

22 Tetor 2019
23:11
back button

Paulo Dybala ka qenë lojtari i ndeshjes në përmbysjen e Juventusit ndaj Lokomotivës së Moskës. Sulmuesi argjentinas ka shënuar dy golat duke i dhënë tri pikët ekipit të tij.

“Kisha nevojë për këto dy gola. Ishte një rezultat i mirë për mua dhe ekipin, pasi vuajtëm goxha, por kemi eksperiencën për të ruajtur qetësinë dhe të gjejmë një mënyrë,” shprehet Dybala për Sky Sport Italia.”

A do të thotë kjo se Dybala, Higuain dhe Ronaldo mund të luajnë së bashku? “Mund të punojmë për t’u përmirësuar. Trajneri ka idetë e tij dhe ne do të stërvitemi për t’u përmirësuar të tre së bashku.”

Bardhezinjtë janë akoma të pamposhtur në të gjithë kompeticionet. “Kemi bërë atë që bëjmë çdo sezon, duke treguar se jemi një skuadër me eksperiencë dhe talent. Do të jemi pretendentë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit