Dybala mes Juves dhe Interit, zbulohet oferta zikaltër për “10” argjentinase

15 Janar 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

“Gazzetta dello Sport” gjurmon të ardhmen e Dybala. Juve në njërën anë, Interi në anën tjetër. Sipas asaj që shkruan prestigjiozja italiane, ka pasur një kontakt mes agjentit të lojtarit dhe Beppe Marotta. Asgjë konkrete, vetëm një telefonatë për të kuptuar gjendjen e yllit argjentinas te “Zonja e Vjetër”.

Drejtori i Përgjithshëm i zikaltërve e di se sa larg mund të shkojë. Duhet thënë se Interi është një nivel më poshtë marrëveshjes bazë, që Dybala kishte arritur me Juventusin prej 8 milionë + 2 bonuse në tetor.

Zikaltrit janë në gjendje t’i garantojnë argjentinasit pagë 7.5 milionë euro për 5 vite, me shtimin e shumës në formë bonusesh për arritje objektivash. Agjenti Jorge Antun do të kthehet në Itali nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit për të kuptuar më mirë situatën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit