Dybala, Oriana dhe vjehrra: vjen një kërkesë e papritur nga Argjentina

14 Janar 2022
15:59
Denis Hakanaj
back button

Catherine Fulop, mamaja e Oriana Sabatini, po merr pjesë në edicionin argjentinas te MasterChef Celebrity.

Mamaja e artistes argjentinase është vënë në provë kohët e fundit në gatimin e biskotave dhe ka lënë të kuptohet se po pret me padurim të bëhet gjyshe.

“Nëse do të më pëlqente të gatuaja për nipat e mi? Sigurisht, do të më pëlqente!”, ka thënë menjëherë mamaja e Oriana-s, duke shtuar:

“Po mësoj pikërisht për këtë. Më duhet një gëzim në këtë fazë të jetës sime, do të jetë një gëzim”.

Mamaja e Oriana-s është gati të bëhet gjyshe, Oriana dhe Paulo janë të lajmëruar!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit