Dybala “tradhton” Juventusin, i bën gjëmën para Milanit

5 Korrik 2020
11:45
Alfred Lleshi
back button

Juventusi humbet “copat” e veta më të rëndësishme, dhe çfarë pjesësh, duke pasur parasysh superndeshjen kundër Milanit për tri ditë. Pas De Ligt të paralajmëruar, kartoni i verdhë arriti edhe për Paulo Dybala. Të dy këta nuk mund të luajnë ndaj kuqezinjve, sepse e kanë plotësuar numrin e kartonëve të tillë, sa për t’u pezulluar në një ndeshje, atë të radhës.

Ajo që nuk duhej të ndodhte me argjentinasin u regjistrua në pjesën e dytë të derbit, në rezultatin 3-1 për Juventusin, kundër Torinos. Dybala është gati të arrijë në zonën e penalltisë me topin në këmbë dhe rrëzohet pas një kontakti me Armando Izzo.

Në distancë duket se gjyqtari ka vërshëllyer për penallti, por më pas shkon drejt Dybala, e fton atë të ngrihet dhe i tregon kartonin e verdhë për simulim. Një naivitet i madh i “Joya”, i cili si lojtar i kujdesshëm dhe kryesor i Juventusit me siguri mund ta shmangte këtë gjest.

Prandaj, Maurizio Sarri me siguri do të detyrohet të rreshtojë kundër Milanit, që në minutën e parë Gonzalo Higuain, së bashku me Cristiano Ronaldo, dhe njërin mes Bernardeschi e Douglas Costa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit