Dzeko thumbon Lukakun për finalen e Stambollit: Nëse mundeni, hyni në lojë dhe bëni diferencën. Në vend të kësaj…

19 Tetor 2024
12:42
Alfred Lleshi
back button

Cilësi, sens goli dhe i bukur për t’u parë në fushë. Edin Dzeko ka lënë gjurmë në çdo klub për të cilin ka luajtur. Tani te Fenerbahce me Mourinhon, boshnjaku ka veshur fanellat e Wolfsburgut, Manchester City, Romës dhe Interit. Me zikaltrit iu afrua realizimit të ëndrrës së tij të madhe, pra fitimit të Ligës së Kampionëve.

Keqardhja për finalen e humbur në Stamboll ndaj “qytetarëve” të Guardiolës është ende e madhe. Është gjithashtu e pamundur të mos kthehet te zgjedhja e Inzaghit për të startuar me atë titullar në vend të Lukakut. Sipas shumicës së njerëzve, kjo zgjedhje kishte bërë që “Big Rom” t’i thoshte “jo” rikthimit te zikaltrit pas vitit të kaluar i huazuar.

“A mendoni se një trajner hedh në fushë një lojtar që është më pak i fortë se ai i pankinës? – pyet Dzeko për “Gazzetta dello Sport”. – Sigurisht, në fund të fundit Lukaku do të ketë mbetur i zhgënjyer që nuk startoi, është normale. Megjithatë, kur hyni në lojë bëni diferencën, nëse mundeni. Ai kishte 30 minuta në dispozicion, hyri në fushë me rezultatin 0-0 dhe më pas…”

Interi i tha “jo” rinovimit të Dzekos pikërisht sepse ishte i bindur se mund të fokusohej te belgu, përpara kthesës së papritur të “BigRom”. Ky është versioni i Edin për këtë çështje: “M’u duk vendim i çuditshëm, sepse një lojtar titullar në të gjitha ndeshjet e rëndësishme, duke përfshirë edhe finalen e Champions League, nuk mund të trajtohej ashtu. Mos harroni se asokohe kishim 4 sulmues në skuadër. M’u duk shumë e çuditshme, por me kalimin e kohës e kuptova dhe e respektova vendimin e klubit, sepse tek Interi më kishin trajtuar shumë mirë”.

Përfshirë edhe Simone Inzaghi, ndaj të cilit Dzeko ka “fjalë mjalti”: “Çdo vit, ai fiton diçka… Simone arrin t’i përfshijë të gjithë në projekt, edhe ata që janë fillestarë. Nuk është e lehtë, sidomos në dhomat e zhveshjes me kampionë të mëdhenj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit