Marko Arnautovic nuk duket aspak i shqetësuar për atë që po ndodh tek Interi.
Sulmuesi foli gjatë një interviste për shtypin austriak:
“E di shumë mirë se çfarë do të ndodhë më pas, jam plotësisht i qetë, gazetarët flasin shumë kur dita është e gjatë, këtë e dimë të gjithë, sidomos në Itali.
“Kam ende kontratë me Interin, jam plotësisht i kënaqur, jemi kampionë. E ardhmja? Askush nuk më ka thënë asgjë, as vëllait tim (menaxheri Danijel).
“Po përgatitem për Kampionatin Europian, më pas do të shkoj me pushime, pastaj do të përgatitem për vitin e ardhshëm me Interin”.