E ardhmja e De Bruyne, belgu kërkohet nga skuadra që nuk ekziston akoma

22 Maj 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Duke filluar nga sezoni 2025, MLS do të mirëpresë klubin e 30-të: San Diego FC.

Një ngjarje që drejtuesit e klubit kalifornian do të donin ta festonin me marrjen e një kampioni nga futbolli europian. Një lojtar i madh që tashmë ka një emër dhe mbiemër: Kevin De Bruyne.

Në fakt, sipas asaj që raportohet nga The Athletic, menaxherët e mesfushorit belg kanë pasur tashmë kontakte me emisarët amerikanë për verën e vitit 2025 kur i skadon kontrata aktuale me Manchester Cityn.

Kontaktet, lexohet, janë ende në fazën fillestare edhe sepse lojtari i datëlindjes 1991 nuk e ka vendosur akoma se çfarë do të bëjë për të ardhmen.

De Bruyne ka pasur një karrierë të pabesueshme duke fituar një Champions League, një Kupë të Botës për Klube, gjashtë Premier League, një Superkupë të Europës, dy Kupa të Anglisë, një Carling Cup, dy Superkupa të Anglisë, një Superkupë të Gjermanisë, një titull në kampionatin belg, një Kupë të Belgjikës dhe një Superkupë të Belgjikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit