E ardhmja e Icardit? Te PSG shqetësohen nga fjalët e Wandas

17 Nëntor 2019
20:39
back button

Mauro Icardi nuk vonoi fare për të dëshmuar cilësitë e tij përballë tifozëve të francezë te PSG. Sulmuesi argjentinas po shfaqet mirë si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, duke i komplikuar kështu jetën trajnerit të PSG, Thomas Tuchel. Ky i fundit tashmë e ka shumë të vështirë të vendosë për titullarët e sulmit me shumë zgjedhje në dispozicion për repartin më të avancuar.

E paevitueshme kështu që të flitet për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, të huazuar nga Inter te PSG. Wanda Nara, jo vetëm si bashkëshortja e futbollistit, por edhe në cilësinë e menaxheres së tij, është rikthyer të flasë për situatën profesionale, që nuk është në përputhshmëri perfekte me atë të Mauros.

Fraza që po shqetëson francezët është kjo: “Ky vit do të jetë kështu për ne. Meqenëse kam punuar që kur isha fëmijë, nuk mund të ulem me përtaci e të refuzoj një ofertë pune, si opinioniste e Grande Fratelo VIP”. Mendoj se është kjo mënyra me të cilën duhet të edukoj fëmijët e mi, me sakrifica dhe punë”.

Një përgjigje kjo e Wandas ndaj një komentuesi që e pyeste mbi shanset e Icardit për tu rikthyer te Inter, që ka ngjallur shqetësimin e tifozëve të PSG: A do të ndikojë ky angazhim i Wandas te performanca e Icardit në fushë?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit