E ardhmja e Mbappe, Le Parisien zbulon ku do të luajë sezonin e ardhshëm francezi

3 Shkurt 2024
17:57
Denis Hakanaj
back button

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur në këto minuta nga Le Parisien. Një lajm që nuk lë vend për interpretime: Kylian Mbappe do të jetë një lojtar i Real Madrid nga 1 korriku i ardhshëm.

Me dy vite vonesë, duket se martesa e bujshme do të realizohet.

Mbetet për t’u kuptuar vetëm se kur do të zyrtarizohet vendimi i yllit francez.

Në javët e kaluara, Mbappe ka thënë se çështja në lidhje me të ardhmen e tij do të shkonte deri në verë, siç ndodhi në vitin 2022.

Kylian Mbappe ka shkuar te Paris Saint-Germain në verën e 2017-ës bashkë me Neymar. Francezi ka shënuar 241 gola në 288 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit