“E ardhmja ime?”, Haaland: Mund të them vetëm një gjë

5 Qershor 2024
14:55
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland së fundmi ka folur për të ardhmen e tij në Etihad Stadium. Sulmuesi norvegjez fitoi titullin e Premier League dy sezone radhazi me klubin.

Norvegjezi iu bashkua skuadrës së Pep Guardiola-s në vitin 2022 me një kontratë pesëvjeçare pas dy sezonesh në klubin e Bundesliga-s, Borussia Dortmund.

Kur u pyet për vazhdimin e kontratës së tij me Manchester Cityn me afrimin e sezonit të ri, 23-vjeçari u përgjigj:

“Kam pasur dy vite fantastike dhe më kanë mbetur edhe tre vjet. Kjo është me të vërtetë gjithçka që mund të them”.

Haaland nuk hyri në detajet e situatës dhe shtoi:

“A ka bisedime në vazhdim? Kjo është gjithçka që mund të them, ajo që sapo thashë”.

Gjatë dy sezoneve të tij në Manchester City, Haaland ka fituar gjithashtu FA Cup 2022–23, Champions League 2022–23, që ishte titulli i parë i klubit në histori, dhe Superkupën e Europës 2023.

Që nga ardhja e tij në Etihad, Haaland ka qenë mbresëlënës me lojën e tij, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë gjashtë asiste në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me City-n këtë sezon.

Në përgjithësi, ai ka shënuar 90 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 98 ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

Erling Haaland fitoi çmimin e UEFA-s për Lojtarin e Vitit për meshkuj dhe Këpucën e Artë Europiane në 2022–2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit