E BUJSHME: 8 ndeshje përjashtim për lojtarin e ekipit shqiptar

23 Qershor 2020
19:03
Telesport
back button

Komisioni i Disiplinës i mbledhur ditën e sotme në FSHF ka marrë vendimin drastik për të përjashtuar me 8 dhe 5 ndeshje futbollistin e Pogradecit (Jurgesi Liçkollari) dhe atë të Apolonisë (Ejoh) për sjellje antisportive ndaj kundërshtarit në takimin Pogradeci-Apolonia në playoff e Kategorisë së Parë.

Dënimin të rëndë ka marrë zyrtari i skuadrës së Luzit Eduart Leçini, i cili është përjashtuar me 12 ndeshje për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të takimit Luzi-Vora.

Vendimet e Disiplinës:

  1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit