E BUJSHME: Antonio Conte, mesazh lamtumire Interit! Kërcënim apo blof?

10 Korrik 2020
11:43
Telesport
back button

“Nuk përgjigjem, sepse nesër më masakroni…!”. Antonio Conte, trajneri i Interit ka befasuar të gjithë në sallën për shtyp pas barazimit ndaj Verona që ndjek një barazim me Sassuolo dhe një humbje ndaj Bologna, me në mes suksesin 6-1 ndaj Brescias.

Conte: "Persi punti stupidi". Poi mette in dubbio il suo futuro

“Kjo është një lodër që është në rregull kështu sepse nuk prek situata të tjera. Nëse më duhet të them diçka, në fund të vitit do të krijoj përshytpjet, ashtu si klubi të sajat”.

“Nëse ka diçka për të thënë do t’i tregoj klubit. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, por duhet kuptuar sa afër ose larg je. Dikush mund ta mendojë në një mënyrë, dikush tjetër në një mënyrë tjetër”.

Mesazhe të qarta, që ndoshta në fund të sezonit, nëse këtë herë nuk do të kënaqet nga merkato, trajneri mund të largohet, edhe pse ato 12 mln euro në sezon nuk janë lajthi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit