E bujshme!!! Atletico Madrid kërkon kampionin e botës që luan me Manchester City për sulmin

5 Qershor 2024
12:34
Telesport
back button

Me largimin e Memphis Depay dhe largimin e mundshëm të Alvaro Morata, skuadra e Atletico Madrid është e detyruar të forcojë sektorin e sulmit për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave vendase, klubi madrilen synon sulmuesin e Manchester City, Julian Alvarez.

24-vjeçari argjentinas (36 ndeshje dhe 11 gola në Premier League këtë sezon), sipas “Marca”, është objektivi kryesor i “colchoneros”. Ekipi spanjoll do t’i ofronte një fanellë si titullar, gjë që nuk e ka të garantuar përgjatë gjithë sezonit me City.

Tek Atletico janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të rrëmbejnë argjentinasin, me kontratë deri në vitin 2028 me Manchester City. Megjithatë, ata duan të provojnë fatin e tyre, të gatshëm për të përfituar nga mundësia më e vogël.

Simeone synon t’i ofrojë një rol udhëheqësi në ekipin e tij patriotit dhe kampionit të botës. Marca sqaron se mes dy klubeve ka patur disa biseda sipërfaqësore, ndërkohë që kontaktet fillestare me lojtarin janë bërë, për të testuar situatën përreth tij.

Julian Alvarez u ble nga Manchester City për rreth 17 milionë euro nga River Plate në janar 2022, ku dhe mbeti i huazuar deri në verën e atij viti përpara se t’i bashkohej përgjithmonë klubit anglez. Alvarez u cilësua si një nga talentet më të mirë në futbollin argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit