E bujshme! Aubameyang pranë rikthimit në Premier League, ja skuadra që e do

4 Gusht 2022
10:49
Telesport
back button

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang mund të rikthehet në Premier League vetëm 6 muaj pasi u largua. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Sun”, që zbuloi edhe emrin e skuadrës që dëshiron shërbimet e sulmuesit.

Bëhet fjalë për Chelsea, që pas largimit të Lukaku ende nuk ka gjetur një zëvendësues të denjë. Aubameyang u largua nga Premier League në merkaotn e janarit, duke u transferuar nga Arsenal te Barcelona.

Ai realizoi 13 gola me fanellën “blaugrana” në 23 ndeshje. Gjithsesi, pas ardhjes në “Camp Nou” të sulmuesit Robert Lewandowski, shanset që sulmuesi afrikan të ketë shumë hapësira janë zvogëluar.

Kështu, skuadra londineze synon të bëjë një blerje të minutës së fundit, duke shpresuar ëq të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin nga Gabon. Palët po punojnë për realizimin e këtij transferimi edhe pse për momentin s’ka asgjë konkrete.

Trajneri Tuchel ka dhënë “OK”-in e tij për këtë transferim, pasi e njeh mirë sulmuesin, me të cilin ka punuar më herët te Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit